Gazeta Si – Tre persona të akuzuar për planifikimin e një sulmi terrorist të frymëzuar nga xhihadistët kundër kryeministrit Bart De Wever, janë arrestuar në Belgjikë.
Sipas mediave belge, ata janë të moshës 24, 23 dhe 18 vjeç dhe ishin nën hetim për përfshirje të dyshuar në aktivitete terroriste. Njëri prej tyre, nuk dihet se cili, është liruar; dy të tjerët do të merren në pyetje sot, të premten, më 10 tetor.
Sipas hetimeve, të tre po punonin për ndërtimin e një droni që mbante një pajisje shpërthyese për të kryer sulmin.
Policia kontrolloi një shtëpi në Antwerp (Anversë) jo shumë larg shtëpisë së De Wever (ai ishte kryetar bashkie i qytetit midis viteve 2013 dhe 2025).
Ata thanë se gjetën një pajisje shpërthyese, disa sfera metalike dhe një printer 3D, i cili, sipas prokurores federale Ann Fransen, është përdorur për të ndërtuar pjesë të pajisjes me të cilën të tre kishin ndërmend të kryenin sulmin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



