Shkencë

Një bakter i modifikuar gjenetikisht do të trajtojë rezistencën ndaj antibiotikëve

Shkencëtarët kanë krijuar ilaçin e parë për të trajtuar rezistencën ndaj antibiotikëve. Studiuesit kanë menduar ta zgjidhin këtë gjë duke krijuar një bakter të modifikuar gjenetikisht që të nxisë antibiotikët të veprojnë.
Bakteri i modifikuar gjenetikisht sulmon bakteret e dëmshme duke synuar “biofilmat” e tyre, të cilat parandalojnë antibiotikët ose sistemin imunitar të reagojë.
Shefja e përgjithshme e shërbimit mjekësor në Angli, Sally Davies paralajmëroi se bota po përballet me një pandemi të rezistencës së antibiotikëve dhe duhet që tek një sërë sëmundjesh të përdoren antibiotikët.
Studimi i financa nga Bashkimi Europian u botua në revistën “Biologjia e Sistemeve Molekulare” dhe mund të përdoret menjëherë për pacientët që vuajnë nga kjo gjendje!
Sipas ekspertëve është një hap shumë i madh në zhvillimin e trajtimeve për infeksionet në implantet mjekësore.
Ata shkruajnë se trajtimi i ri është i rëndësishëm por nëse nuk zhvillojnë antibiotikë të rinj për 10 deri në 15 vjet operacione të tilla mund të rezultojnë me shumë vdekje.
Autori i studimit Luis Serrano, nga Qendra për Rregullimin Gjenomik në Barcelonë, tha se bakteret janë mjete ideale për mjekësinë e gjallë sepse ato mund të mbajnë çdo proteinë terapeutike për të trajtuar burimin e një sëmundjeje.
Burimi: Mirror/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë