Gazeta Si – Finalja e ‘play-off’-it u vendos nga një autogol i Jarmolenkos. Shumë raste të humbura për ukrainasit, të cilët janë ankuar edhe për një penallti të mohuar. Për uellsianët është pjesëmarrja e dytë në Kupën e Botës, pas asaj të 1958-ës.

Në Kardif lotët janë përzjerë me shiun. Ëndrra e Ukrainës për të shkuar në Botëror ka përfunduar te pjesa më e bukur dhe më e pamëshirshme. Ndodhi gjithçka në 5 minuta makthi, në fundin e pjesës së parë.
Në fillim ai autogol i Jarmolenkos, pastaj një penallti e padhënë për sulmuesin e Uest Hemit. Dy skuadrat u përbllan në një ndeshje me shumë ritëm dhe të hapur deri në fund.
Në fund kanë festuar Bejl me shokë. Do të jetë hera e dytë që Uellsi merr pjesë në një Kupë Bote, pas asaj të paharrueshmes në 1958-ën, që përfundoi në çerekfinale.
Ukraina luajti me të njëjtin formacion që mposhti Skocinë. Zinçenko shënoi nga goditja e lirë që në fillim, por gjuajti para vërshëllimës së arbitrit Mateu Lahoz.
Uellsi i zhbllokoi shifrat në minutën e 34-t. Bejl fut një kros në zonë, Jarmolenko devijon me kokë dhe shkakton autogol. Sulmuesi ukrainas më pas goditet nga një kundërshtar në zonë, por loja vazhdon.
Lahoz bën me shenjë se nuk ka gjë dhe sjellja e tij bën që edhe VAR-i të mos sugjerojë rishikimin e pamjeve. Në pjesën e dytë Ukraina shtyn më shumë përpara, por ndalet disa herë nga portieri Henesei. Përfundimisht, në Katar shkon Uellsi. Ukraina dënohet nga një autogol.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




