Shkencë

Një asteroid i madh sa dy fusha futbolli i afrohet të martën Tokës

NASA ka raportuar kalimin e një asteroidi gjigant pranë Tokës këtë të martë, 2 nëntor 2021. Bëhet fjalë për 2017-TS3, ky është emri i tij zyrtar, është një asteroid i klasit “Apollo” dhe ka një diametër të përafërt prej 220 metrash – ekuivalent me lartësinë e një ndërtese 55-katëshe ose gjerësinë e dy fushave të futbollit, për ta kuptuar më mirë.

Trupi qiellor udhëton me një shpejtësi prej 35,000 km / orë, por nuk ka rrezik të përplasjes me planetin tonë: kalimi duhet të bëhet në një distancë të pritur prej 5.3 milionë kilometrash.

Në realitet, janë tetë asteroidë me përmasa të konsiderueshme që muajt e fundit po i afrohen rrezikshëm orbitës së Tokës, sipas NASA-s

Këto janë objekte mbi 140 metra të gjera – më të mëdha se piramida e Gizës, në Egjipt – që i klasifikon ato si Objekte Potencialisht të Rrezikshme.

Tre nga këta super-asteroide kaluan pranë orbitës së Tokës në javët e fundit të tetorit, ndërsa ky muaj, përveç atij të sotmit, do të karakterizohet edhe nga katër “takime” të tjera për t’u pasur kujdes: një super-asteroid 380 metra i gjerë pritet të kalojë 4.2 milionë kilometra më 13 nëntor; 20 nëntori do të jetë radha e një asteroidi me diametër 190 metra, i cili do të kalojë brenda 5.5 milionë kilometrave prej nesh; më 21 nëntor, një tjetër super-asteroid rreth 300 metra i gjerë (i quajtur 3361 ‘Orpheus’), do të kalojë Tokën në një distancë prej 5.7 milionë kilometrash; dhe në fund, një asteroid i vlerësuar të jetë midis 90 dhe 210 metra në diametër, do të kalojë 6.1 milionë kilometra nga planeti ynë më 29 nëntor.

Por asnjë rrezik për ne, në të vërtetë, të apasionuarit e qiellit do të jenë në gjendje të testojnë dorën e tyre me instrumente adekuate për të provuar të vëzhgojnë këta asteroidë.

Burimi: NASA; Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë