Presidenca amerikane dhe papati u bashkuan më 3 maj, kur Donald Trump postoi një fotografi të krijuar me Inteligjencë Artificiale ku ai vetë ishte i veshur si papë. Fotografia u shpërnda dhe nga llogaria e Shtëpisë së Bardhë.
I ulur në një karrige të artë, stili i Mar-a-Lago, ai ishte i veshur me një mantel të bardhë dhe një kapele kleriku me gishtin tregues të dorës së djathtë të ngritur.
Trump i tha gazetarëve që ai nuk kishte dorë në këtë imazh, por se dikush tjetër e bëri për “qejf”.

Imazhi i papë Donaldit të parë është domethënëse, për arsye që sigurisht as Trump dhe as Shtëpia e Bardhë nuk i di. Është imazhi i parë që kombinon dy kuptimet më të rëndësishme të figurës së Antikrishtit në mendimin perëndimor: nga njëra anë, atë të papës dhe nga ana tjetër, atë të perandorit autoritar dhe despotik botëror.
Më 22 prill, një ditë pasi Papa Françesku vdiq, Trump deklaroi “Do më pëlqentë të bëhesha papë. Do të ishte zgjidhja ime e parë. Do drejtoja edhe vendin edhe botën”, tha ai.
Pra, edhe papë edhe përandor i botës.
Antikrishti imperialist
Në Dhiatën e Re, Letra e Parë e Gjonit thotë, para se Krishti të kthehej sërish, Antikrishti do të shfaqet: shenja më e qartë se botës po i vjen fundi.
Antikrishti do të ishte arketipi i një njeriu të ligë që do të persekutojë besimin e krishterë. Ai ënë fund do të mposhtej nga forcat e mira. Siç Sir Isaac Newton thoshte “gjetja e profecive për të njohur Antikrishtin, është obligim i çdo besimtari”.
Jeta e parë e Antikrishtti është shkruar nga njëmurg benediktin, Adso of Montier-en-der, rreth 1.100 vite më parë. sipas Adso, Antikrishti do të ishte një mbret tiran dhe i ligë që do korruptone të gjithë njerëzit pranë tij me ar dhe argjend. Shpirtrat e ligësisë do të ishin mësuesit e tij dhe shokët e tij.
Në kërkim të madhështisë së tij, Adso thotë se ky mbret do ta quajë veten “Zoti i Gjithësisë”.
Antikrishti është çdo gjë që nuk është Krishti. Sipas traditës së krishterë, Krishti ishte tërësisht njeri dhe “pa mëkate”. Antikrishti po ashtu ishte plotësisht njeri, por plot mëkate. Antikrishti ishte një njeri i djallëzuar.
Frymëzuar nga historitë katolike të Antikrishtit, Islami dhe Judaizmi krijuan “Antikrishtët e tyre” – al Dajjal – antikrishti i myslimanëve dhe Armilus, antikrishti i hebrenjve.
Ndër shekuj, shumë liderë botërorë janë quajtur si “Antikrishti” – nga perandori romak Nero dhe Domitiani si edhe perandori francez Napoleoni.
Ka pasur liderë më të fundit që janë krahasuar me Antikrishtin, mes tyre ish-presidenti i Irakut Saddam Hussein, Mbreti Charles III, ish-udhëheqësi rus Mikhail Gorbachev, themeluesi i al-Kaedës Osama bin Laden dhe Trump.
Antikrishti papal
Në vitin 1190, mbreti Richard I i Anglisë, rrugës për në tokën e Shenjtë, u informua nga teologu italian Joachim of Fiore se papa i ardhshëm do të jetë Antikrishti. Ky ishte një moment me rëndësi. Që nga kjo kohë, Antikrishti tiranik jashtë Kishës do të vihej përballë mashtruesit papal brenda saj.
Në shekullin e 16-të, kur po ndodhte reformimi Portestant, të gjithë e shikonin papën si Antikrisht.
Martin Luther (1483–1546), themeluesi i revoucionit Protestant deklaroi se papa “është Antikrishti i vërtetë që lartësoi veten e vet dhe u vendos kundër Krishtit”.
Ashtu si të gjithë të krishterët nuk do ta adhuronin Djallin si Zot, ai vazhdoi të thoshte, “kështu që ne nuk mund të lejojmë që apostulli i tij, Papa apo Antikrishti, të qeverisin si kreu apo zoti ynë”.
Teksa ishte gati të digjej nga Mbretëresha Katolike Maria për besimet e tij protestante, peshkopi anglikan Thomas Cranmer (1489–1556) deklaroi, “sa i përket papës, unë e refuzoj atë, si armikun e Krishtit dhe Antikrishtin me gjithë doktrinën e tij të rreme”.
Edhe në vitin 1988, ndërsa Papa Gjon Pali II iu drejtua Parlamentit Europian, lideri protestant i linjës së ashpër të Irlandës së Veriut, Ian Paisley, ulëriti, “Antikrisht! Unë heq dorë nga ty dhe të gjitha kultet dhe besimet e tua” – të cilit, siç na thuhet, Papa i bëri një buzëqeshje të lehtë.
Me përjashtim të konservatorëve më ekstremë protestantë, ideja e Antikrishtit papal nuk ka më asnjë vlerë. Antikrishti papnor ka liruar skenën perëndimore për Antikrishtin perandorak.
Antikrishti dhe fundi i botës
Në historinë e katolicizmit, ideja e Antikrishtit ishte një pjesë kyçe e besimit katolik mbi kthimin e Krishtit dhe fundin e botës.
Në betejën finale midis fuqive të mira dhe të këqija, Antikrishti do të mundej nga Krishti. Pra, zbulimi i një sunduesi që ishte Antikrisht, ishte shenjë se fundi i botës ishte afër.
Në dritën e historisë perëndimore të “Antikrishtit”, imazhi i presidentit perandorak dhe papnor të SHBA-së është një shenjë e fuqishme se rendi global – të paktën siç e kemi njohur në 80 vitet e fundit – mund të jetë drejt fundit.
Shkruar nga Philip C. Almond, profesor i historisë dhe teologjisë për “The Atlantic”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.