Ka ndodhur

Një 40 vjeçar gjendet i vdekur në një godinë të braktisur

Një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme (9 korrik) rreth orës 16:00, në një godinë të braktisur në Shijak.

Policia bën me dije se viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale K.H.

Nga këqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune, duke përjashtuar kështu mundësinë se ka humbur jetën nga ndonjë ngjarje kriminale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë