Ka ndodhur

Një 39-vjeçar gjendet i pajetë brenda makinës së tij në Durrës

Gazeta Si – Një 39-vjeçar në Durrës është gjetur i pajetë brenda makinës së tij në lagjen Nr.3 të qytetit. Policia tha se viktima është identifikuar nga policia si A.R., banues në Krujë.

Nga kqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se 39-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, vijojnë punën për përcaktimin dhe dokumentimin ligjor të shkakut të vdekjes së 39-vjeçarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë