Ka ndodhur

Një 33-vjeçar gjendet i vrarë brenda makinës në Shkodër

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në Shkodër, në fshatin Dragoç.

Një 33-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinën e tij.

I riu me iniciale R.M u gjet nga banorët e zonës brenda mjetit dhe kishte plumba në kraharor, sipas burimeve.

Një nga pistat që po heton policia për të zbardhur ngjarjen është ajo e ndonjë konflikti jashtë, pasi ai kishte disa muaj që ishte kthyer nga Belgjika.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë