Gazeta Si – Ljuis Hemilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, ka bërë së fundi një postim në Instagram, ku rrëfen se ka vuajtur gjatë periudhës së fundit nga probleme të karakterit mental. Për pilotin anglez ky është fillimi më i keq i një sezoni.
“Është një vit shumë i vështirë, duke parë atë që po ndodh rreth nesh, – shkruan Hemilton, – dhe në ditë të caktuara është e vështirë të jesh pozitiv. Kam luftuar shumë mendërisht për një kohë të gjatë. Të ecësh përpara është një sforco kostante, por duhet të vazhdojmë të luftojmë, sepse ka shumë për të bërë.

Po ju shkruaj për t’iu thënë se është mirë të thuash ashtu si ndihesh vërtet, ta dini se nuk jeni vetëm dhe se bashkë do t’ia dalim. Një mik më ka kujtuar se mund të jemi aq të fortë sa mund të bëjmë atë që kemi në mendje. Të gjithë mund t’ia dalim, duke jetuar me dinjitet. Ju dua”.
Për Hemilton gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ai do të donte. Fillimi i Botërorit 2022 të Formulës 1 është më i keqi për të. Anglezi është viktimë e ‘porpoising’, Mercedesi është forca e tretë e kampionatit për momentin, larg Ferrarit dhe Red Bull-it. Në dy garat e para Hemilton ka zënë një vend të 3-të dhe një vend të 10-të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




