Gazeta Si – Teherani dhe Uashingtoni kanë nisur ktë të shtunë bisedimet bërthamore në Muscat të Omanit.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, u takua me zyrtarë të Omanit këtë mëngjes si pjesë e bisedimeve të planifikuara me Shtetet e Bashkuara mbi aktivitetet bërthamore të Teheranit.
Sipas zyrtarëve iranianë, bisedimet do të zhvillohen në mënyrë indirekte. Negociatorët iranianë dhe amerikanë u takuan veçmas me ministrin e jashtëm të Omanit, Badr bin Hamad Al Busaidi.
“Ne jemi të vendosur të përdorim të gjitha burimet tona për të mbrojtur autoritetin dhe interesat kombëtare të Iranit”, – shkruan zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei në një postim në X me rastin e bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara që po zhvillohen sot në Oman.
“Unë dua që ata të mos kenë një armë bërthamore. Unë dua që Irani të jetë një vend i mrekullueshëm, i lumtur, por ata nuk mund të kenë një armë bërthamore”, – tha presidenti amerikan Donald Trump, duke iu përgjigjur, në bordin e Air Force One, gazetarëve që e pyetën për bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit për energjinë bërthamore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.