Nga Gazeta Si- Ajo që nisi si një romancë, përfundoi në pengmarrjen e një 27-vjeçari në Tiranë.
L. K. pasi zbuloi disa mesazhe në telefonin e të dashurës së tij, S. C., organizoi rrëmbimin e tij.
Pas kësaj, përmes shoqes së të dashurës së tij, M. M., ai e ka futur në kurth 27-vjeçari dhe i ka lënë një takim në një apartament me qira ditore në Tiranë.
Kur ka mbërritur në apartament ai ka kuptuar se ‘surpriza’ nuk ishte ajo që kishte menduar, por në fakt ishte marrë peng.
L. K. në bashkëpunim me miqtë e tij, A. N. dhe K. N., e kanë dhunuar dhe i kanë kërkuar 5 mijë euro, të cilat ua ka dhënë.
Pasi është lënë i lirë, 27-vjeçari është paraqitur në spital për të marrë ndihmë, nga ku janë vënë në dijeni autoritetet policore për ngjarjen.
Policia ka vënë në pranga L. K., A. N. dhe A. K. (babai i autorit L.K, pasi i është gjetur një armë në banesë), ndërkohë janë shpallur në kërkim personat e tjerë të përfshirë në ngjarje, K. N., 23 vjeç, M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.
Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndronte L. K. u gjetën 5000 euro (dyshohet shuma e parave që i ishte marrë 27-vjeçarit).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



