Ka ndodhur

Mbërrin në Bari anija me 12 emigrantët e vendosur në Gjadër

Ka mbërritur në Bari anija me emigrantët e kthyer nga Shqipëria, pas vendimit të marrë nga Gjykata e Romës, se emigrantët i përkisnin vendeve të origjinës jo të sigurta.

Dy ditë pasi qëndruan në kampin e Gjadrit, 12 emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti u nisën mëngjesin e sotëm drejt Barit të Italisë. Anija patrulluese e Rojës Bregdetare mbërriti sot rreth orës 8:00 në portin e Shëngjinit dhe pasi mori emigrantët nga qendra e paraburgimit të riatdhesimit u largua nga Shqipëria dhe arriti në Bari gjatë pasdites.

Të premten seksioni i emigracionit në gjykatën e Romës që e konsideroi të pavlefshme mbajtjen në kampin e Gjadrit të tyre, me argumentin se nuk vijnë nga vende të sigurta.

Ata do të zbresin në Pulia dhe megjithëse kërkesa e tyre për azil është refuzuar, ata do të kenë 14 ditë kohë për të apeluar.

12 emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti u kapën më 13 tetor nga Guardia di Finanza dhe që u sollën në Gjadër dy ditë më parë, pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë