Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë ndjekur nisjen e procesit të vaksinimit të të moshuarve mbi 80 vjeç në Lezhë.
“Ne po vijojmë në të gjitha qendrat e vaksinimit të përqendruar dhe deri tani janë kryer mbi 15 mijë vaksinime, 12 mijë janë të stafit mjekësor. Çdo ditë bëjmë rreth 1 mijë vaksinime dhe besoj që do të ecim akoma më shpejt me ardhjen e serive të tjera të vaksinave që presim, qoftë nga Covax, që besoj se dy javët e para do të ketë ardhjen e serisë së parë, edhe gjithashtu nga Pfizer, nga i cili me datë 15 do të vijë dërgesa tjetër prej rreth 8 mijë vaksina, ndërkohë jemi duke kombinuar punën dhe për dozën e dytë që shumë e rëndësishme për efektivitetin e plotë”, tha Manastirliu.
Ministrja deklaroi se me ardhjen e vaksinave të AstraZeneca, do të fillojë vaksinimi i mësuesve. Ajo shtoi se qendrat e vaksinimit të përqendruar po vijojnë të hapen në çdo rajon, ku veç personelit shëndetësor po vijon vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.