Ka ndodhur

Nis vaksinimi i personaliteteve të moshuar në Air Albania

Ka nisur edhe këtë të diel procesi i vaksinimit te stadiumi “Air Albania”, në kryeqytet.

Ashtu siç ishte njoftuar më herët, këtë paradite vaksinimi ka nisur me disa personalitete që janë mbi 80 vjeç.
Mësohet se në “Air Albania” kanë mbërritur disa figura mjaft të njohura të vendit tonë.

Kështu, janë bërë gati të marrin vaksinën anti-Covid personalitetet në moshë Tinka Kurti, Sherif Merdani, Aleksandër Meksi, Alfred Moisiu, Margarita Xhepa.

Vaksinimi i personaliteteve të moshuar ka ngjallur mjaft polemika, pasi është cilësuar si një nismë absurde dhe fyese, dhe diçka që ndodh vetëm në Shqipëri.

Në Shqipëri vaksinimi kundër Covid-19 nisi më 11 janar. Shefja e Shërbimit të Spitalit Infektiv, Najada Çomo dhe kryeministri Edi Rama ishin të parët që morën vaksinën e Pfizer në praninë e kamerave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë