Gazeta Si – Me garën e Bahreinit nis sot, në orën 16:00, Botërori 2023 i Formula 1. Holandezi kërkon të mbrojë titullin me Red Bull-in e tij. Ky është sezoni i 74-t i Formula 1, më i gjati në histori dhe që vjen me disa risi, ku veçohet ajo e dyfishimit të garave sprint, që nga 3 bëhen 6.
Janë 23 gara që do të zhvillohen deri më 26 nëntor: 10 skuderi dhe 20 pilotë që do të luftojnë fort. Le të shohim cilët janë favoritët…
Introducing….the 2023 opening titles 😍#F1 pic.twitter.com/WzrK5nVyhE
— Formula 1 (@F1) March 2, 2023
Pilotët
Një emër mbi të gjithë, ai i Maks Vershtapen, që pas titujve të 2021-shit dhe 2022-shit, synon ‘trisin’. Holandezi duket para të tjerëve, të paktën në letër. Nga specialistët dhe kompanitë e basteve ai shihet fovorit numër 1 për Botërorin e pilotëve.
Titulli i tretë i tij kuotohet me koeficientin 1.67. Pas kampionit në fuqi vijnë Sharl Leklerk dhe Ljuis Hemilton, piloti i Ferrarit me koeficientin 5.2 dhe ai i Mercedesit me 6.5.
Pas këtyre tre pilotëve ka një boshllëk të madh, duke pasur parasysh faktin se më i afërti është Xhorxh Rasëll, shok skuadre i Hemiltonit te Mercedesi. Fitorja e tij kuotohet me koeficientin 14. Pastaj vjen Karlos Sainz me 21, ashtu si dhe Serxhio Perez. I përjetshmi Fernando Alonso me Aston Martin ka kuotën 50, edhe pse ka surprizuar në prova.
Raise your left leg if you're on the front row 😉🦵#BahrainGP #F1 @redbullracing pic.twitter.com/otjonN0XJJ
— Formula 1 (@F1) March 4, 2023
Duelet ‘kokë më kokë’
Mes Vershtapen dhe Leklerk, holandezi është dukshëm favorit, me koeficientin 1.25 në krahasim me 3.5 të ferraristit. Një duel tjetër interesant është ai mes Hemilton dhe shokut të skuadrës Rasëll. Ljuis me 1.55 dhe Rasëll me 2.1. Për përballjen mes Perez dhe Sainz, piloti i Red Bull-it është në avantazh, 1.72 ndaj 2 të spanjollit.
Konstruktorët
Për titullin e Konstruktorëve, që ka mbërritur në edicionin e 67-të, kampionët në fuqi të Red Bull-t janë para të gjithëve. Kuota për dopietën e mundshme është 1.67. Për rolin e antagonistit ka një sfidë mes Ferrarit dhe Mercedesit.
Skuderia italiane ka koeficientin 4, ndërsa Mercedesi 3.8. Për skuderitë e tjera duket se nuk ka histori, me Aston Martin që kuotohet me koeficientin 50. Një hap përpara, por shumë larg tre pretendentëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



