Muzike

Nis sonte Eurovision 2023 / Kush janë këngëtarët në garë, e ftuar speciale Rita Ora

Edicioni i 67-të i Eurovision Song Contest nis sonte në Liverpool të Anglisë.

Edicioni i vitit 2023 duhej të ishte mbajtur në Ukrainë, por për shkak të luftës së vazhdueshme, komiteti organizativ i festivalit të muzikës vendosi të caktojë Mbretërinë e Bashkuar, e cila u klasifikua në vendin e dytë në edicionin e mëparshëm, titulli i vendit pritës 2023.

“Të Bashkuar nga Muzika” është slogani i festivalit këtë vit i cili do të mirëpresë 37 shtete, të cilat do të garojnë në dy gjysmëfinale dhe më pas 26 prej tyre do të kalojnë në finalen e 13 majit me votat e publikut nga e gjithë bota.

Në natën e parë, sonte, në skenë do të ngjitet edhe ylli botëror, Rita Ora si mysafir special e cila njëkohësisht është shprehur se nuk duhet humbur shfaqja që ajo dhe ekipi i saj do të sjellin sonte.

“A ka thënë dikush kënga e verës? Ethet e Ritës po përhapen në Liverpool! Sonte mbrëma, gjysmëfinalja e Eurovizionit, bëhuni gati nga ora 20:00. Nuk duhet të humbisni shfaqjen e bujshme që unë dhe ekipi im kemi krijuar”, shkruan ndër të tjera Rita Ora.

Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga Albina & familja Kelmendi me këngën “Duje” dhe do të garojë në natën e dytë gjysmëfinale, më 11 maj.

Në natën e parë më 9 maj do të performojnë: Norvegjia – Alessandra (“Queen of kinës”); Malta – The Busker (“Dance (Our own party)”); Serbia – Luke Black (“Namo mi se spava”); Letonia – Sudden Lights (“Aijā”); Portugalia – Mimicat (“Ai coração”); Irlanda – Wild Youth (“We are one”); Kroacia – Let 3 (“Mama šč!”); Zvicra – Remo Forrer (“Watergun”); Izraeli – Noa Kirel (“Unicorn”); Moldavia – Pasha Parfeni (“Soarele şi luna”); Suedia – Loreen (“Tattoo”); Azerbajxhan – TuralTuranX (“Tell me more”); Republika Çeke – Vesna (“My sister’s croën”); Holanda – Mia Nicolai & Dion Cooper (“Burning daylight”); Finlandia – Käärijä (“Cha cha cha”).

Në natën e dytë më 11 maj do të performojnë: Danimarka – Reiley (“Breaking my heart”); Armenia – Brunette (“Future lover”); Rumania – Theodor Andrei (“D.G.T. (Off and on”); Estonia – ALIKA (“Bridges”); Belgjika- Gustaph (“Because of you”); Qipro – Andreë Lambrou (“Break a broken heart”); Islanda – Diljá (“Power”); Greqia – Victor Vernicos (“What they say”); Polonia – BLANKA (“Solo”); Sllovenia – Joker Out (“Carpe diem”); Gjeorgjia – Iru (“Echo”); San Marino – Piqued Jacks (“Like an animal’); Austria – Teya & Salena (“Who the hell is Edgar?”); Shqipëria – Albina & Familja Kelmendi (“Duje”); Lituania – Monika Linkyte (“Stay”); Australia – Voyager (“Promise”.)

Armenia, Belgjika, Qipron, Danimarka, Estonia, Greqia, Islanda, Rumania, Shqipëria, Australia, Austria, Gjeorgjia, Lituania, Polonia, San Marino,  Sllovenia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Ukrainë.

Vetëm 20 shtete do të zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të performuar në finalen e madhe më 13 maj, që do u bashkohen 5 shtetet e përhershme finaliste (Spanja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Gjermania) si dhe shteti fitues i vitit të kaluar (Ukraina), të cilët plotësojnë listën e 26 shteteve finaliste.

Emrat e njohur të skenës botërore si Julia Sanina, Graham Norton, Hannah Waddingham dhe Alesha Dixon do jenë moderatorët.

“Eurovision 2023” që zhvillohet këtë vit në Liverpool, më herët u publikua edhe logo, e cila ishte një bashkim i ngjyrave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Ukrainës.

“Kalush Orchestra” e Ukrainës fitoi konkursin e vitit të kaluar, por organizatorët vendosën ta mbanin në një tjetër vend për shkak të luftës.

Shqipëria ka një përfaqësim të veçantë këtë vit në Eurovision, pasi është hera e parë që një familje përfaqëson vendin në këtë festival dhe tematika e familjes që mbart kënga “Duje” këtë vit jepet pikërisht me 6 anëtarët e saj. Ata do të performojnë bashkë në skenë, duke folur për një familje dhe duke u kënduar nga një familje. 

BBC e ka cilësuar familjen Kelmendi si një familje të re këngëtarësh në Europë, pas një kohe të gjatë lamtumire nga Von Trapps (një grup këngëtarësh i formuar nga familja e ish-komandantit detar austriak Georg von Trapp).


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë