Riti për varrimin e Atit të Shenjtë ka filluar ndërsa kanë rënë këmbanat në sheshin e Shën Pjetrit.
Arkivoli me trupin e pajetë të Papa Françeskut u vendos në sheshin e Shën Pjetrit teksa besimtarët duarokitën.
Kapaciteti maksimal prej 50.000 njerëz, që do ndjekin funeralin solemn të Papa Françeskut, në Sheshin e Shën Pjetrit është arritur.
Në anën e djathtë të oborrit të kishës, ku ndodhet statuja e Shën Pjetrit ndodhen kardinalët, peshkopët dhe priftërinjtë. Të paktën 160 delegacione të krerëve të shteteve dhe qeverive nga e gjithë bota kanë mbërritur në Vatikan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.