Ka ndodhur

FOTO-VIDEO / Protesta, Berisha goditet me grusht nga një person

Gazeta Si - Protesta e Partisë Demokratike ka nisur me një incident, ku një i ri ka goditur kreun e PD-së, Sali Berisha.

Ish-kryeministri është gjakosur në fytyrë ps goditjes, por pasi është qetësuar dhe ka marrë veten, ka vijuar marshimin drejt podiumit të protestës, pranë urës së ish-Hotel "Dajtit".

Personi që ka goditur me grusht kreun e PD quhet Gert Shehu, 31 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të ankthit dhe epresionit.

Autori menjëherë pas sulmit është qëlluar dhe gjakosur me grushte dhe shkelma nga truprojat dhe mbështetësit e Berishës.

Pasi është neutralizuar, Gert Shehu është marrë menjëherë për në selinë blu i shoqëruar nga truprojat e Berishës. Aty ka mbërritur edhe një ambulancë. Më pas ka ardhur policia të cilët kanë arrestuar agresorin. Por duke parë se kishte hematoma në trup, ambulanca e dërgoi në Spitalin e Traumës.

Me shenja në fytyrë, Berisha iu drejtua protestuesve “ Poshtë Edi Rama, nuk na mposht asgjë! Rroftë Opozita Shqiptare! Kundër regjimit të kriminelëve! Nder Përjetë protestuesve!”.

Pas tij, fjalën e mori aktori Neritan Liçaj, pjesë e protestës së PD-së. Përpos gomones që simbolizon largimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe, në protestën e opozitës është shfaqur edhe një kortezh grash me të zeza.

Opozita e ka quajtur si “Kortezhi i dhimbjes shqiptare” ndërsa janë ngritur në podium edhe duke kënduar një këngë vaji.

Partia Demokratike ka vijuar protestën paralelisht me samitin e BE-së në Tiranë, ndonëse autoritetet nuk i dhanë një leje të tillë.

Sali Berisha shoqëruar nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe protestuesit demokratë nisi marshimin nga selia e PD-së drejt zonës së ish-hotel Dajtit, në pamundësi për të penetruar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku ishte planifikuar fillimisht.

Pankartat e protestuesve duket të “kërkojnë” vëmendjen e BE-së, ku në njërën shkruhet “Europe throw us a life vest”, “Europë na hidh një jelek shpëtimi”.

Në podiumin lëvizëse duket e shkruar “Europa the right way, not the Rama way”, “Europa është rruga e duhur, jo ajo e Ramës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë