Po merr gjithnjë e më tepër formë kalendari i “ri” i F1 për këtë 2020 të trazuar. FIA dhe Liberty Media po punojnë me skuadrat në rast se do të ishte e mundur të nisë, pavarësisht pandemisë Koronavirus. Drafti parashikon startin me dy gara në Austri në 3-5 korrik dhe në 10-12 të të njëjtit muaj, ndërsa gara e Monza është programuar në 6 shtator.
Pas GP të Austrisë dhe Red Bull Ring ‘II’, dy garat e radhës duhet të zhvillohen në pistën e Silverstone në fundjavën e fundit të korrikut dhe fundjavën e parë të gushtit. Do ta pasojë GP i Hungarisë, sidoqoftë me dyer të mbyllura, në 9 gusht. Mes fundit të gushtit dhe fillimit të shtatorit, garat në Barcelonë, Spa-Francorchamps e Monza. Në total do të zhvillohen 19 Grand Prix, me finalen në Abu Dhabi në 13 dhjetor. Nuk do të rikuperohen Çmimet e Mëdha të Holandës, Kanadasë e Singaporit, përveç atij të Australisë.
KALENDARI I MUNDSHËM
3-5 korrik GP Austria
10-12 korrik GP Red Bull Ring ‘II’
24-26 korrik GP Britania e Madhe
31 korrik-2 gusht GP Silverstone ‘II’
7-9 gusht GP Hungaria
21-23 gusht GP Spanjë
28-30 gusht GP Belgjikë
4-6 shtator GP Italia
18-20 gusht GP Azerbajxhan
25-27 gusht GP Rusia
2-4 tetor GP Kina
9-11 tetor GP Japoni
23-25 tetor GP SHBA
30 tetor-1 nëntor GP Meksikë
6-8 nëntor GP Brazil
20-22 nëntor GP Vietnam
27-29 nëntor GP Bahrejn
4-6 dhjetor GP Bahrejn ‘II’
11-13 dhjetor GP Abu Dhabi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




