Nga Gazeta ‘Si’- Ka nisur me debate të ashpra seanca e sotme parlamentare, teksa kryefjalë e deputetëve është arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Fjalën e mori deputeti socialist Petro Koçi, i cili tha se Partia Socialiste “nuk gëzohet” kur arrestohen zyrtarët e saj nga SPAK, por shtoi se socialistët “distancohen” prej tij.
Ai akuzoi Partinë Demokratike se sulmon SPAK-un duke e quajtur “organizatë kriminale”. Koçi tha se çuditërisht opozita sot në vend që të ishte e gëzuar për këtë zhvillim, është e trishtuar.
“E kuptoj që zhvillimet e sotme janë shumë të rëndësishme, por çuditërisht në vend që të jeni të gëzuar jeni të trishtuar. Çdo veprim që bën SPAK ju bën të ndiheni keq, sepse spak sipas jush duhet të ishte organizatë kriminale. Mund të vazhdoni të jetoni në normalitete në këtë kuvend që është zgjedhur nga qytetarët e Shqipërisë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.