Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga Qendra Shëndetësore nr.10 në kryeqytet ka njoftuar se do të nis procesi për vaksinimin e gripit për grupet në rrisk si të moshuarit, gratë shtatëzëna, personeli shëndetësor dhe personat me sëmundje kronike.
Manastirliu ka shpjeguar se deri tani kanë mbërritur 35 mijë vaksina për gripin dhe pritet që javën tjetër do të mbërrijnë 200 mijë.
“Kemi filluar në disa qendra shëndetësore paralelisht. Presim që javën tjetër të mbërrijnë javën tjetër rreth 200 mijë vaksina kundër gripit që do të shpërndahen në të gjitha qendrat tona shëndetësore.
Manastirliu shpjegoi se të gjitha vaksinat që janë në vend janë të certifikuara.
"Në vende europiane ka filluar një rritje e numrit të infektimeve që do të thotë se ka nevojë të rritet ndërgjegjësimi,” shtoi Ministrja.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, prof. Albana Fico tha se vaksina që kemi sivjet është një vaksinë 4 valente.
"Janë vendosur në dispozicion udhëzimet përkatëse se si do procedohet në çdo qendër shëndetësore. Ka pasur interes dhe është një fillim i mbarë, ne jemi tamam në kohë", tha Fico.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.