Nga Gazeta “SI”- Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Skampa” është tashmë një traditë e njohur kulturore e qytetit, e pritur me entuziazëm nga publiku çdo vit.
Edicioni i këtij viti, me moton “Extension” (Zgjerim), sjell një program të pasur me shfaqje dhe vizione artistike, duke mirëpritur trupa nga Turqia, Greqia, Kosova, Lituania, Serbia dhe Shqipëria.
Publiku do të ketë mundësinë të ndjekë 11 shfaqje të ndryshme, të cilat do të interpretohen jo vetëm në skenën e Teatrit “Skampa” në Elbasan, por edhe në Tiranë.

Përveç shfaqjeve teatrale, programi përfshin seminare, ekspozita fotografike dhe promovime librash, duke e kthyer Elbasanin në një qendër të artit dramatik.
Prej 27 vitesh, “Skampa” ka pritur qindra trupa vendase dhe të huaja, duke e bërë qytetin pjesë të hartës së festivaleve ndërkombëtare dhe duke dëshmuar se Elbasani është një vatër e kulturës dhe artit, që me çdo edicion forcon dhe rinovon këtë traditë të vyer.
Festivali zgjat pesë ditë, nga data 2 deri më 6 Tetor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



