Ngjarje

Nipi i Nehat Kullës gjendet i vdekur, u hodh nga ura e Matit në mesnatë

Nga Gazeta Si- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në bashkinë Klos, ku një 39-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura e fshatit Fshat në Mat.

Sipas informacionit nga Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësve nisën kërkimet dhe vetëm pas disa orësh, trupit i viktimës u gjet dhe u nxor nga gremina. Sipas informacioneve të para, emri i viktimës është Klodian Kulla, djali i vëllait të Nehat Kullës.

Dyshohjet se ai ka lënë makinën në mes të urës, është ngjitur mbi mbrojtëset anësore dhe më pas është hedhur. Ura është rreth 158 metra e lartë, duke u konsideruar si ura më e lartë në Ballkan.

Nehat Kulla, i cili ndërroi jetë në 2020, një vit pasi doli nga burgu, njihej me nofkën ‘gjenerali’ dhe në vitin 1997 drejtonte një prej bandave më famëkeqe të Tiranës.

Nehat Kulla

Kulla ka shlyer në burgun e Fushë-Krujës dënimin 20 vjeçar për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.

Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Ai së bashku me familjarë e miq të tij mbajtën të paprekur repartin e “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve.

Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mbajtën repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetes edhe nofkën gjenerali.

Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme.

Nehat Kulla, ish-i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997, do të vetëquhej Gjenerali pasi kishte grabitur një kamionçinë ushtarake tip Shevrolet (Chevrolet) me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake. Të paktën, atë kohë, i vetmi mjet i tillë që ndodhej në Shqipëri i përkiste Kullës, i cili madje ka pozuar për mediat me uniformë dhe kallashnikov në dorë. Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatikun nga dora.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë