Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar gjeneral majorin Bashkim Jashari, komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas dorëheqjes së Rrahman Ramës.
Siç ka njoftuar Presidenca, emërimi ka ardhur siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës.
“Para emërimit të komandantit të ri të FSK-së, Presidentja e Republikës së Kosovës, mbështetur në dispozitat ligjore, ka dekretuar lirimin nga detyra të komandantit të deritanishëm të FSK-së, gjeneral lejtnant Rrahman Rama, pas paraqitjes së dorëheqjes nga ana e tij”, thuhet në njoftim.
Bashkim Jashari është i biri i Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




