Futboll

Nikolas, braziliani që e ndjen futbollin me ndihmën e nënës

Djali i saj është i verbër, por zemra e tij mund të rrahë dhe të emocionohet për futbollin. Nëna Silvia dhe Nikolas, tifozë të Palmeirasit, kanë shijuar emocionet e finales së Kupës Libertadores në stadiumin “Maracanà” dhe në fund kanë festuar.

Një ndeshje e madhe futbolli dhe dashuria për skuadrën e zemrës. Por mbi të gjitha zemra e nënës, që bën gjithçka që djali i saj të jetë mes atyre njerëzve prezentë në stadium.

Nëna Silvia duke i treguar lojën Nikolasit. Gazeta Si, 31 janar 2021

Atë gol në minutën e 99-të nga Palmeirasi i tij Nikolasi nuk mund të shihte, por e ka ndjerë njësoj si tifozët e tjerë. Për gjithë jetën, falë nënës së tij, ai mund të tregojë se ishte aty, në fitoren e madhe të skuadrës së zemrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë