Zuckerberg foli për metaverse javën e kaluar dhe, pavarësisht nga të gjitha pikëpyetjet që mund të ketë ngritur, në mënyrë të pashmangshme ka hapur derën për një sërë diskutimesh, reflektimesh dhe iniciativash nga kompani të tjera. Tema e shitjes së produkteve virtuale, e cila tashmë ka shpërthyer prej shumë vitesh në botën e lojërave është një mundësi e madhe që gjithnjë e më shumë kompani do të duan ta shfrytëzojnë. Këtë javë, për shembull, doli lajmi se Nike ka regjistruar disa nga produktet e saj për përdorim në kontekste virtuale, duke thënë se po përgatitet për një prani më të madhe në këtë fushë të veçantë.
Fill pas Nike, ishte radha e Air Jordan të regjistrohej për të qenë pjesë e Metaverse. Kërkesa për regjistrimin e markave në versionin virtual i referohet një serie të tërë produktesh, nga këpucët tek rrobat dhe aksesorët që do të shiten në versionin dixhital brenda “botëve virtuale”.
Nga 23 tetori janë hapur edhe disa vende pune për të krijuar produkte në këtë sektor: Nike është në kërkim të një “dizenjuesi të materialit virtual të këpucëve” dhe një “dizajneri virtual” për t’u përfshirë në ekipin që merret me prodhimin e përmbajtjes dixhitale.
Nuk është hera e parë që marka punon për dixhitalizimin e produkteve pasi atletet e saj janë paraqitur në shumë lojëra dhe së fundmi ka pasur edhe një bashkëpunim me Fortnite dhe me këto lëvizje Nike synon të përgatisë më tej terrenin për iniciativat që do të vijnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



