Marka e veshjeve sportive ka qënë në majë të Indeksit Lyst, makina e kërkimit global për modën. Indeksi i Lyst rendit markat më të njohura dhe produktet më të shitura duke analizuar sjelljen e blerjeve të më shumë se nëntë milion njerëzve.
Nike mundi Off-White dhe Gucci duke u bërë marka e parë jo-luksoze që mori vendin e parë që kur Lyst filloi të bëjë indeksin e saj në vitin 2017. Në raportin e tyre, Lyst vëren se Nike ka raportuar një rritje prej 75% në shitje online (e cila mund të jetë pjesërisht për shkak të izolimit dhe rritjes së kulturës së blerjeve në internet) që nga prilli, duke përbërë 30% të të ardhurave të tyre totale.
Çuditërisht, Nike nuk ka bërë asgjë për të promovuar përdorimin e maskave, por kjo nuk e ka ngadalësuar suksesin e tyre. Lyst tregon gjithashtu reagimin e markës ndaj vrasjes së George Floyd dhe lëvizjes ‘Black Lives Matter’ si një arsye për suksesin e fundit të Nike.
Nike u zotua të jepte 30 milion£ për organizatat që vazhdojnë të luftojnë për barazi dhe e ndryshuan sloganin e tyre në “Mos e bëj atë”.
Në vendin e dytë në Indeksin e Lyst është Off-White. Off-White në fakt ishte shumë afër me Nike kohët e fundit, duke e bërë pozicionimin e tyre jo të sigurt. Në vendin e tretë është Gucci, i ndjekur nga Balenciaga, pastaj Prada.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.