Mode

Nike blen një kompani këpucësh virtuale që prodhon atlete për metaverse

NIKE ka deklaruar se ka blerë RTFKT Studios, të cilën ai e quan një markë lider që përdor inovacionin e fundit për të ofruar koleksione të gjeneratës së ardhshme që bashkojnë kulturën dhe lojërat.

Kjo është një mënyrë e NIKE për t’u bërë pjesë e Metaverse.

Ndërkohë, RTFKT pretendon se në shkurt, me një bashkëpunim me artistin adoleshent FEWOCiOUS për të shitur atlete të vërteta të shoqëruara me ato virtuale, arriti të shiste rreth 600 palë/NFT në vetëm gjashtë minuta, duke fituar mbi 3.1 milionë dollarë në atë kohë. Kjo ishte afërsisht në të njëjtën periudhë kur shumica prej nesh po dëgjonim për NFT-të për herë të parë, pasi Grimes shiti rreth 6 milionë dollarë vepra arti dixhitale më 1 mars. Nuk është e qartë nëse ndonjë prej këtyre artikujve dixhitalë vlen kaq shumë tani.

Në mjedise të bazuara në sistemin e regjistrimit blockchain, përdoruesit mund të blejnë tokë virtuale dhe asete të tjera dixhitale, të tilla si veshje për avatarë.

Ndërsa shpalli marrëveshjen, NIKE nuk zbuloi se sa shpenzoi.

RTFKT u themelua në janar të vitit 2020. Drejtuesit e saj thonë se RTFKT është krijuar për të përshpejtuar të ardhmen dixhitale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë