Ka ndodhur

Ngriti portal për gjobëvënie, vetëdorëzohet në polici Kushtrim Selimi

Gazeta Si - Vetëdorëzohet në polici ish-zyrtari i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi, i akuzuar për gjobëvënie ndaj zyrtarëve të lartë të policisë dhe biznesmenëve të ndryshëm.

Selimi u paraqit mëngjesin e kësaj të premteje i shoqëruar nga avokati i tij, ku pritet të merret në pyetje nga Krimi Kibernetik në lidhje me akuzat ndaj tij.

Më herët, policia goditi portalin shqipnews.info, që menaxhohej nga Kushtrim Selimi, vartësja e tij R. Omeri dhe gazetari E.Hasanaga.

Në këtë portal shkruheshin artikuj denigrues dhe shpifje për zyrtarë të lartë të policisë. Pas arrestimit, Omeri dhe Hasanaga dëshmuan se Selimi kishte inate dhe mllefe me personat që shkruante për ta në portal.

Hetuesit e Krimit Kibernetik kanë dyshime se lajmet i bënte për të vendosur gjoba ose për të përfituar poste drejtuese përmes shantazheve. Pas rastit, Kushtrim Selimi dhe Regina Omeri janë përjashtuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Ndërkohë gjykata ka vendosur masën detyrim paraqitje për Regina Omerin dhe gazetarin Ervis Hasanaga.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë