Petriti që ka një mini market në zonën e Tiranës së re, i revoltuar u thotë klientëve të paktë në dyqan se furnitorët ia kanë sjellë fruta-perimet dhe bulmetin me çmim të lartë.
“Atij të kosit ia thashë që të mos më sjellë më. Nga 180 ma solli sot 190. Janë çmendur. Mos kërkoni më, se nuk marr. Çmimet e perimeve dhe frutave I kuptoj, por bulmetin”- thotë Petriti.
Edhe dyqane të tjera që tregtojnë fruta-perime dhe bulmet në Tiranë konfirmojnë rritjen e çmimeve duke e argumentuar me përkeqësimin e motit që ka shkaktuar ngrica në të gjithë vendin dhe si pasojë mungesa e infrastrukturës e ka bërë të pamundur furnizimin.
“Jemi furnizuar pak dhe çmimet janë rritur për shkak të motit. Janë rritur 10-20 lekë produktet që nga brokoli, karrota, ka patur mungesë të domateve”-thotë një tjetër tregtar.
Uran Derri sipërmarrës në tregtinë e ushqimeve shpjegon se ngricat kanë diktuar rritjen e çmimeve si të fruta-perimeve, ashtu edhe të bulmetit sepse sipas tij ka munguar oferta.
“Kjo është një periudhë ku kurba e çmimeve është në rritje edhe pse modeste. Ndodh gjithmonë. Ato pak prodhime të serave që ishin, kanë ngrirë. Ato që janë vjelë kanë pasur vështirësi të mbërrinin në destinacion për shkak ngricave nga mungesa e infrastrukturës. Ka patyr mungesë të domateve sepse si produkt delikat kanë ngrirë. Çmimet janë rritur menjëherë që ditën e parë të dëborës me 20%%”- thotë Uran Derri.
Sipas tij, i njëjti argument është edhe për bulmetin. Gjethët thotë ai, në mot të ftohtë kanë më pak rendiment, fermerët i tremben të ftohtit dhe nuk dalin të shpien produktet në fabrikë dhe tregtarët ofertës së paktë i rrisin çmimin.
Sipërmarrësi shpjegon se çmimet do vijojnë në kurbë rritëse deri në fund të marsit sepse nul ka produkt vendas, përsa I përket fruta-perimeve.
Produktet në treg janë mall importi.
Në fund të marsit kur të nisë vjelja e produkte e vendase, çmimet so të nisin të bien.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.