Futboll

Ngjishet Superiorja, Egnatia siguron ‘Final4’

Në përfundim të raundit të 31, Kategoria Superiore përcakton skuadrën e parë që do të luajë në “Final4” dhe bëhet akoma më e paparashikueshme për ndeshjet e mbetura. 5 skuadrat e para janë disi më të qeta, ndërsa ato që ndjekin janë të gjitha në lojë për qëndrim mes më të mirëve.

Nga vendi i 6 deri në të 10 distanca është vetëm 3 pikë dhe kur duhen 450 minuta, do të luhet deri në fund për të shpëtuar sezonin.

5 gola të mërkurën dhe 6 të enjten dolën nga 3 fitore në rezultat të njëjtë dhe dy barazime identike. 3 pikë fondamentale për AF Elbasanin në Laç (0-1) që i la vendasit në situatë të njëjtë me Bylis dhe një pikë sipër Tiranës që barazoi 2-2 me ballshiotët.

Pasditen e djeshme, Teuta mundi Skënderbeun (1-0) duke kapur Laçin dhe Bylis e duke u shkëputur momentalisht nga fundi i ftohtë. Dinamo City mundi minimalisht Partizanin në derbi dhe ndjek këmba-këmbës Egnatian në “Final 4”.

Atje ku kampionët në fuqi janë tashmë pas 4 golave dhe një barazimi dramatik në “Arena Egnatia” në Rrogozhinë. Vllaznia tregoi forcën dhe ambicjet e saj ndaj vendasve që do ta shesin shtrenjtë lëkurën deri në fund.

Ndërsa në fund Formacioni javës, mes fushës dhe stolit këtë herë dominojnë blutë e Ilir Dajës. Raundi i 32 do të luhet mes të dielës dhe të hënës ku 5 skuadrat e para presin ato që ndjekin me një kalendar të lehtë në letër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë