Zara ka tërhequr reklamat për koleksionin e ri, pas protestave të shumta. Zara publikoi të shtunën koleksionin më të ri por njerëzit gjetën ngjashmëri të imazheve të Zaras me imazhet e luftës në Gaza.
Një imazh tregonte një modele që mbante një manekin të mbështjellë me qese të bardhë, pamje që është parë shumë që prej nisjes së luftës në Gaza me viktimat.
Në një njoftim zyrtar, Zara tha se i vjen keq që ka një keqkuptim në lidhje me fotot, duke shtuar se klientët “panë në to diçka larg asaj që synohej kur u krijuan”.
Pas publikimit të fotografive, të shumta ishin reagimet në rrjetet sociale si dhe pati protesta në vende të ndryshme para dyqaneve të Zaras.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.