Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ducaj të Malësisë së Madhe. Shtetasi M. M. 39 vjeç ka humbur jetën në mënyrë aksidentale teksa është dëmtuar me motorsekë në mal duke prerë dru.
Ndërkohë, një tjetër person që ndodhej me të ka shpëtuar. Viktima nuk ka arritur që të përballojë plagët e rënda në trup.
Ngjarja ka ndodhur në një terren të thyer malor në fshatin Ducaj të Malësisë së Madhe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.