Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Presidenti Bajram Begaj thotë se ëshstë në komunikim të vazhdueshëm me agjencitë ligjzbatuese për zbardhjen e gjithë ngjarjes së pashoqe të regjistruar në Uzinën e Armëve në Gramsh.
Presidenti shkruan se po ndjek më vëmendje gjithë zhvillimet dhe nxit autoritetet që të parandalojnë çdo situatë që mund të cenojë sigurinë kombëtare të vendit.
“Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me shumë vëmendje. Jam në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj dhe mbështes për të vazhduar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cenon sigurinë kombëtare”, shkruan Begaj.
Presidenti shpreh mirënjohjen për dy trupat e Forcave të Armatosura, që mbetën të lënduar nga përplasja me tre shtetasit rusë e ukrainas, të ndaluar tashmë nën dyshimet e spiunazhit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.