Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar ngjarjen në Pogradec, ku u dhunua për vdekje Egli Proga.
Meta u shpreh se duhet të kryhen hetime ndaj drejtuesve të policisë, pasi sipas tij kanë tentuar të manipulojnë ngjarjen.
Hetime, thotë kreun i PL-së, duhet të kryhen dhe ndaj gjyqtarëve që lanë të lirë tre bashkëpunëtorët e autorit të krimit.
“Absolutisht, nuk bëhet fjala vetëm për dorëheqje. Duhen hetime ndaj drejtuesve të policisë të cilëve kanë marrë pjesë në këtë manipulim. Jo vetëm ka ndodhur ngjarja, por kanë provokuar një ngjarje tjetër për të spostuar vëmendjen. Duhet të hetohen gjyqtarë dhe ata që janë bërë proces farsë duke liruar bashkëpunëtorët”, tha Meta.
Gjyqtarja Luljeta Kole pranoi kërkesën e prokurores për të lënë nën arrest me burg Denis Meçen për një vepër tjetër nga ajo që kishte referuar policia e shtetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.