Futboll

Ngërçi me ofertën arabe, Brozoviç e merr me të qeshur: 40 mln euro? 50 mjaftojnë!

Gazeta Si – Ka një akord mes Interit dhe Al Nasr për transferimin e mesfushorit, por mungon marrëveshja mes kroatit dhe sauditëve.

E vështirë, ose më mirë e pamundur që Marselo Brozoviç të qëndrojë tek Interi. Megjithatë, trasferimi i tij tek Al-Nasr nuk është ende përfundimtar. Akordi mes lojtarit kroat dhe klubit arab duket vërtet larg për momentin. Dy klubet kanë rënë dakord për 23 milionë euro, por mungon ‘Po’-ja e Brozoviçit dhe kjo nuk është çështje dytësore.

Brozoviç feston nje gol. Gazeta Si, 27 qershor 2023

Arabët propozuan fillimisht 20 milionë për kroatin, që ka refuzuar, ndërsa në Instagram ai është argëtuar, duke postuar disa mesazhe. Duke iu përgjigjur një ndjekësi, që komentonte një mesazh me të cilin gazetari Fabricio Biazin ftonte Brozoviçin të kërkonte 40 milionë euro në sezon, kroati shkroi: “50 mjaftojnë”. Dhe shumë fytyra të qeshura.

Bisedimet kanë ngecur në këtë pikë, me Barcelonën që vëzhgon me kujdes, gati për të tentuar transferimin e Bozoviçit në Katalonjë. Al-Nasr, duke parë vështirësitë, po sheh dhe alternativa të tjera, një nga të cilat është kapiteni i Lensit, Seko Fofana.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë