Drejtësia

Ngeci tek pasuria, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtaren Valbona Seknaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, Valbona Seknaj (Durraj).

Kjo e fundit nuk e kaloi vettingun pasi u konstatuan një sërë problemesh në kriterin e pasurisë, ndërkohë që kishte ankimuar vendimin e saj në KPA.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, vendosi që të lërë në fuqi vendimin e datës 4 korrik të 2019-ës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë