Ekonomi

‘Ngec’ ekonomia e Shqipërisë. Ndërtimi dhe administrata, shtyllat kryesore

Nga Gazeta’SI’ – Rritja ekonomike e Shqipërisë u ngadalësua në fillim të këtij viti.

Në tre muajt e parë 2024, PBB-ja e vendit u rrit me 3.63%, ndërsa në fund të 2023-shit u rrit me 3.81%.  

Ekonomia vazhdon të udhëhiqet nga ndërtimit dhe administrata publike, me rritje respektive 14% dhe 17.7%.

Nga krahu tjetër, dy ish-degët kryesore të ekonomisë, bujqësia dhe industria shënuan një rënie me 1.7 dhe 1%.

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme u rrit me 6%, ndjekur nga shërbimet profesionale, 5.5% etj.

Taksat Neto mbi produktet u rritën me 2.8%.

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 3.71%. Konsumi final i qeverisë u shfaq me një rritje prej 3.45%. Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 7.67%. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 9.94%, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 7.61%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë