Benxhamin Mendi, lojtari i Mançester Sitit, është në burg, pasi akuzohet për përdhunim dhe ditët e fundit emri i tij ka përfunduar në gazetat e gjithë botës. Problemi është se disa media, kur kanë raportuar lajmin, kanë gabuar Mendi.
Në disa artikuj, lojtari anësor i Mançesterit është ngatërruar me Eduard dhe Ferland Mendi, respektivisht portieri i Çelsit dhe mbrojtësi i Real Madridit. Një situatë që ka nervozuar keq dy të prekurit nga kjo ngatërresë aspak profesionale dhe që janë detyruar të reagojnë në rrjetet sociale, duke sqaruar se nuk janë ata të akuzuarit.
“Është e trishtë të shohësh që në vitin 2021, në Francë dhe në Angli, disa lojtarë me ngjyrë nuk kanë emra dhe as foto portret të tyre, – ka shkruar Eduard Mendi në Instagram. – Këto ‘gabime’ janë thjesht simbolike, por nuk është edhe aq e vështirë të dallosh dy fytyra nga njëra-tjetra, për më tepër kur fanella që ata mbajnë veshur mund të jetë një ndihmë e çmuar”.
Merci Edouard Mendy! Nous sommes en 2021 😔😔😔!
— Ferland Mendy (@ferland_mendy) November 17, 2021
STOP 💪🏿🛑✋🏿
Ça prendra du temps mais vous allez finir par nous respecter! Que vous le vouliez ou non 😡😡😡! pic.twitter.com/sg52f2MbyB
Mesazhi i portierit të Çelsit është shpërndarë në Tuiter nga Ferland Mendi. “Faleminderit Eduard Mendi! Jemi në vitin 2021, duhet edhe pak kohë, por në fund do të na respektojnë. Ju pëlqen kjo gjë, apo jo!”, – ka shkruar mbrojtësi i Realit. Një qëndrim i fortë për të evituar faktin që ngatërresa të tilla të përsëriten në të ardhmen, duke parë që akuzat janë shumë të rënda.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




