Ka ndodhur

Ngacmonte seksualisht dhe përndoqi një të mitur, arrestohet 58-vjeçari në Durrës

Një 58-vjeçar nga Durrësi ka përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka përndjekur një të mitur.

Kanë qenë prindërit e vajzës 13-vjeçare që kanë denoncuar në polici autorin, teksa policia i ka vënë prangat.

“U arrestua shtetasi R. A., 58 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale ‘Ngacmim seksual’ dhe ‘Përndjekja’. Pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë