Drejtësia

Ngacmonte nxënëset e mitura, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit

Nga Gazeta Si- Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq një mësues arti pasi ngacmonte seksualisht nxënëset e tij.

Ngjarja ka ndodhur në nëntor të 2024 dhe kanë qenë prindërit e dy vajzave të cilët kanë denoncuar rastin.

Sipas njoftimit mësuesi u dërgonte vajzave në WhatsApp mesazhe me përmbajtje seksuale.

Vajzat kanë deklaruar se komunikimet me mësuesin ishin ngacmuese, duke përfshirë kërkesa të papërshtatshme.

Pas provave që u gjetën në telefonat e vajzave dhe mësuesit, Prokuroria e Korçës thekson se rasti përmbush të gjithë elementët e veprës penale të “Ngacmimit seksual” ndaj fëmijëve, një krim që ligji shqiptar e parashikon si vepër me rrezikshmëri të lartë shoqërore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë