Ka ndodhur

Ngacmonte 24-vjeçaren me profile false në rrjetet sociale, arrestohet i riu në Kurbin. I gjendet edhe kallashnikov

Gazeta Si - Një 33-vjeçar me iniciale G.M., banues në Fushë-Mamurras të Kurbinit, u arrestua në Kurbin, pasi shqetësonte dhe fyente një vajzë 24-vjeçare në rrjetet sociale përmes disa profileve false në rrjetin Facebook dhe Instagram.

Hetimi nisi në vitin 2023 pas denoncimit të 24-vjeçares nga Durrësi, e cila denoncoi në polici se shqetësohej nga llogari të ndryshme false në rrjete spciale.

Nga hetimi, policia mundi të identifikonte kush fshihej pas adresave false, pikërisht 33-vjeçari. Ky i fundit u arrestua, ndërsa në shtëpinë e tij u gjet dhe sekuestrua një kallashnikov me 2 krehëra dhe 46 fishekë.

I riu akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë