Ka ndodhur

Ngacmoi seksualisht të miturën dhe e përndoqi, arrestohet 62-vjeçari në Maliq

Gazeta Si – Një 62 vjeçar është arrestuar në Maliq, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Mësohet se i moshuari e ka ngacmuar me fjalë dhe ka përndjekur një vajzë 12-vjeçare, nxënëse shkolle. Ka qenë e mitura që i ka treguar gjyshes së saj, e më pas në praninë edhe të psikologes së shkollës, kanë bërë denoncimin pranë policisë.

Këta të fundit kishin informacion për autorin, pasi konstatohej edhe si përdorues i alkoolit, dhe prej pak kohësh po mbahej nën mbikëqyrje nga ana e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë