Futboll

Nga ‘Wembley’ në ‘San Siro’, Italia synon rinisjen ndaj Anglisë

Gazeta Si – Bëhen 14 muaj e 12 ditë që kur Italia u shpall kampione Europe në ‘Wembley’, ndërsa tani ka rënë shumë. Nga një triumf europian, që premtonte për një Botëror të madh, te realiteti i disfatës me Maqedoninë e Veriut dhe mungesa në Katar 2022.

Klima në të cilën djemtë e Mançinit do të zbresin në fushën e ‘San Siros’ sot ndaj Anglisë nuk është ajo më e mira. ‘Axurrët’ kanë problemin e njohur të sulmit dhe të dëmtimeve të shumta.

Mançini ne stervitje me Italine. Gazeta Si, 23 shtator 2022

Një situatë që nuk ndihmon në përballimin me qetësi të një ndeshjeje vendimtare për kualifikimin në finalet e Ligës së Kombeve. Impenjimi i fundit është të hënën me Hungarinë.

Nga ‘Wembley’ në ‘San Siro’, Italia gjendet në fundin e grupit 3 dhe duhet të lërë pas humbjen e rëndë 5-2 nga Gjermania. Por ka ende shanse për vendin e parë, që mbahet nga Hungaria me 7 pikë. Në lojë është qëndrimi në Ligën A dhe shumë më shumë, sepse sfida me ‘Tre Luanët’ duhet të jetë ndeshja e parë e një ere të re. Luhet për personalitetin dhe moralin.

Mançini ka probleme. Në sulm do të luajnë Skamaka dhe Raspadori, ndërsa për një vend janë në balotazh Gabiadini dhe Grifo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë