Bota

Nga Trump, tek Zelensky dhe Guterres / Udhëheqësit botërorë bëhen bashkë për funeralin e Papa Françeskut

Udhëheqësit botërorë janë bërë bashkë sot për funeralin e Papa Françeskut.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania kanë mbërritur në sheshin e Shën Pjetrit rreth orës 10:00 për të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut.

Ata mbërritën një natë më parë në aeroportin Fiumicino në Romë.

Shumë krerë shtetesh dhe mbretërorë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në funeralin e sotëm, duke përfshirë Princin William , Presidentin Francez Emmanuel Macron , Mbretin e Spanjës Felipe VI dhe Mbretëreshën Letizia dhe Presidentin e Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva .

Ka edhe shumë figura politike që janë sot në Sheshin e Shën Pjetrit, duke përfshirë: Ish-presidenti i SHBA Joe Biden dhe ish-Zonja e Parë Jill Biden, Kryeministri britanik, Keir Starmer, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Jr, Presidenti i Argjentinës Javier Milei, Princi i kurorës së Norvegjisë Haakon dhe princesha e kurorës Mette-Marit, Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf dhe Mbretëresha Silvia, po ashtu po zënë vendet e tyre, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres, Presidenti Volodymyr Zelensky dhe Zonja e Parë Olena Zelenska.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë