Gazeta Si – Shqiptarë nga të gjitha trevat kanë mbushur sheshet e qyteteve ku jetojnë, për të festuar fitoren e Kombëtares shqiptare ndaj asaj serbe.
Nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ku jetojnë shqiptarë, mijëra persona kanë ngjyrosur sheshet me ngjyrat kuqezi, duke festuar me këngë dhe valle patriotike, si dhe duke i rënë borive të makinave.
Në disa zona janë hedhur fishekzjarre për fitoren e skuadrës kombëtare, ndërsa në Tiranë më herët shpërtheu festa mes të pranishmëve në sheshin ‘’Italia’’ ku ishte vendosur ekrani gjigand.
Durrësi është përfshirë nga atmosfera festive pas fitores historike të Shqipërisë me rezultatin 0-1 në stadiumin e Leskovacit. Dhjetëra të rinj kanë bllokuar rrugën poshtë velierës ku kanë nisur të kërcejnë e hedhin valle me këngë tradicionale.
Kombëtarja shqiptare arriti një fitore të madhe në Serbi, duke mundur kombëtaren e Stokoviçit me rezultatin 0-1.
Ishte Rei Mamaj ai që i ka shënuar gol Serbisë, në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë.
Duke lënë mënjanë fitoren 0-3 në tavolinë të 11 viteve (14 tetor 2014) më parë që nuk njihet nga UEFA, kur huliganët serbë u futën në fushë dhe dhunuan djemtë kuqezinj, data 11 tetor 2025 do mbetet në historinë e ekipit tonë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


