Sociale

Nga testi PCR tek vërtetimi për vaksinim, TIA publikon kushtet që duhen plotësuar për udhëtimet drejt Belgjikës

Aeroporti Kombëtar i Tiranës ka njoftuar të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Belgjikës për kushtet e vendosura për shkak të koronavirusit.

Të gjithë qytetarët që nuk janë rezidentë në Belgjikë, duhet të paraqesin në aeroport certifikatën e vaksinës, testin PCR ose provën e kalimit të infeksionit e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Ndërsa për udhëtarët jo resident në Belgjikë, duhet të testohen ditën e parë ose të dytë, të testohen sërish në ditën e 7-ë ose të paraqesin provë të shërimit nga infeksioni.

Njoftimi i Aeroportit Kombëtar të Tiranës:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Belgjikës

Të gjithë përsonat që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Belgjikës dhe që nuk janë rezident në Belgjikë duhet:

  1. Të jenë të pajisur me Çertifikatën e Vaksinës ose Testin PCR
  2. Të testohen përsëri në ditën e 7
  3. Të paraqesin provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Të gjithë përsonat që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Belgjikës dhe janë rezident Belgjikë duhet:

  1. Të testohen në ditën e parë ose të dytë.
  2. Të testohen përsëri në ditën e 7
  3. Të paraqesin provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Fëmijët nën moshën 12 vjeç përjashtohen nga detyrimi i testit molekular.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë