Analize

Nga tarifat e çelikut, drejt një përplasjeje të madhe mes SHBA-së dhe Europës

Trump dhe lideret europiane

Presidenti Donald Trump është i vendosur për t’u përballur me aleatët evropianë për të gjitha çështje e rëndësishme, duke filluar nga tregtia, ndryshimet klimatike e deri tek marrëveshja bërthamore me Iranin. Ndërkohë që politikanët dhe publiku në anën tjetër të Atlantikut bëhen gjithnjë e më të kujdesshëm, ia vlen të pyetet nëse Presidenti amerikan dëshiron vërtet të ketë aleatë.

Pas vizitave të pasuksesshme të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, në Uashington javën e kaluar, Trump i ka dhënë Evropës një tjetër afat për vendosjen e tarifave të çelikut dhe aluminit.

Merkel, Macron dhe Trump

Ai pret që vendet e Bashkimit Evropian të pranojnë të importojnë kuota të caktuara nga SHBA-ja.

Pse kërkohet vendosja e tarifave?

Ato do të rrisnin të ardhurat e Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që kuotat do të sillnin fitime edhe më të mëdha për eksportuesit, pasi çmimet do të rriteshin në mënyrë të pashmangshme.

Në këto kushte, është e  vështirë që udhëheqësit evropianë dhe Trump të mund të marrin atë që duan.

Siç u konfirmua nga Macron pas bisedimeve me Trump, ka gjasë se SHBA-ja të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranit dhe do të vendosë të tjera sanksione. Prezantimi i Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, duket se do të forcojë vendosmërinë e Presidentit Trump për tërheqjen përfundimtare nga marrëveshja.

Paraqitja e provave se Irani se është duke u përgatitur për ndërtimin e një arme bërthamore, ka të ngjarë të ketë më shumë impakt tek Trump se argumentet e matura të udhëheqësve gjermanë dhe francezë ose diplomates më të lartë të BE-së , Federica Mogherinit, e cila këmbëngul se Irani ka vepruar plotësisht në përputhje me angazhimet e marrëveshjes bërthamore.

Presidenti izraelit

Gjuha e trupit gjatë takimit të Trump dhe Macron dhe konferenca e sikletshme me Merkel, jepte të njëjtin mesazh: Më jepni atë që dua ose mos e merrni mundimin të vini këtu. Ky do të ishte një kërcim i frikshëm për politikanët evropianë, të cilët e kanë çmuar aleancën transatlantike që nga fundi i viteve 1940.

Sipas Qendrës Kërkimore “Pew”, SHBA-ja posedon mbështetje të madhe në Francë dhe Gjermani, përkatësisht 46 për qind në Paris dhe 35 për qind në Berlin,

Por këto ishin shifrat më të ulëta që nga viti 2008, kur reputacioni i Amerikës u dëmtua rëndë nga pushtimi i Irakut dhe kriza financiare.

Megjithatë, asnjë ngjarje e tillë nuk është duke ndodhur tani. Gjermanët, sipas një sondazhi të publikuar muajin e kaluar nga “Forsa”, një nga organizatat më të mëdha të sondazheve në vend, e konsiderojnë Presidentin amerikan si një rrezik më të madh për paqen botërore se Presidenti rus, Vladimir Putin.

Merkel dhe Trump

Në mars, “Pew Research” publkoi një sondazh sipas të cilit evropianët besonin se Trump ka më shumë potencial sa Putin për të marrë vendimin e duhur në çështjet botërore por shumë më pak sesa Merkel, Macron, Theresa May apo udhëheqësi kinez Xi Jinping.

 Shumica e ekspertëve amerikanë dhe evropianë besojnë se marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Evropës janë duke u përkeqësuar në çdo aspekt.

Europa mund të jetë më pak e vëmendshme se SHBA-ja përsa i përket sigurisë kombëtare, por shumica e evropianëve e shohin sigurinë si një problem policor, jo gjeopolitik, prandaj është e vështirë t'i shpjegosh saktësisht se cilat kërcënime po shmang Amerika.

"Ne importojmë xhinse nga SHBA-ja, por ka më shumë produkte evropiane që janë tërheqëse për amerikanët- u shpreh të hënën Guenther Oettinger, komisioneri i buxhetit të BE-së dhe aleati politik i Merkelit-  SHBA-ja ka përparësi në sektorin dixhital apo mediat sociale, por, sa i përket industrisë së vërtetë, ka pak produkte amerikane që janë tërheqëse për evropianët ".

G8-ta

Kjo krenari ekonomike, e cila nuk është e gabuar, pasi Evropa ka një suficit tregtar me SHBA-në në shumicën e prodhimeve industriale, vështirë të kombinohet me kritikat e Presidentit amerikan, veçantërisht nëse Trump shkatërron marrëveshjen me Iranin.

Rritja e paqëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme lidhet ngushtë me rritjen e emigracionit në Evropë, megjithëse partitë e ekstremit të majtë dhe të ekstremit të djathtë kanë qënë të vetmet që e kanë thënë me zë të lartë.

Trump ndoshta ka si qëllim të mbajë premtimet e tij ndaj votuesve. Por nëse do të kishte një strategji të ndërgjegjshme të politikës së jashtme, nuk do të dukej sikur Presidenti amerikan ka vënë bast se evropianët si Merkeli dhe Makroni do të absorbojnë çdo lloj poshtërimi,  vetëm për ruajtuar aleancën trans-atlantike.

Por si rrallë ndonjëherë, presidenti nuk ka vënë një bast të sigurt. Macron dhe Merkel duket se po shpresojnë rrëzimin ose largimin e Trump. Por nëse ai fiton një mandat të dytë në vitin 2020, cikli i ardhshëm zgjedhor në vendet e BE-së mund të jetë shumë më anti-amerikan./Bloomberg/

3 Most Common Fraudulent Drugs


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë