Ka ndodhur

Nga Shqipëria në Itali me armë dhe municione, arrestohet në Rinas 23-vjeçari nga Kosova

Gazeta Si - Një pistoletë e fshehur brenda një çante në aeroportin e Rinasit është zbuluar nga policia kufitare përmes skanerit.

Policia tha se është arrestuar poseduesi, 23-vjeçari D.G. nga Peja e Kosovës. Sipas policisë, i riu do të udhëtonte nga Shqipëria drejt Italisë.

Si rezultat i skanimit, brenda çantës së 23-vjeçarit u zbulua arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë