Drejtësia

Nga Shqipëria drejtonte grupin kriminal në Francë, 19 të arrestuar. SPAK: U sekuestrua drogë me vlerën 1 milion euro

Gazeta Si- Një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike në Francë dhe që drejtohej nga një shqiptar, është goditur nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet franceze, ku lënda narkotike e sekuestruar tejkalon vlerën prej 1 milion euro.

Sipas SPAK, dërgesat me lëndë narkotike ishin ditore dhe dërgoheshin te grupet e shitjes në qarqet Rhone, Ain, Savojë dhe Savojë e Sipërme të Lionit.

Aktiviteti i paligjshëm kriminal në fushën e narkotikëve që zhvillohej në territorin francez, drejtohej nga një shtetas shqiptar, i cili jetonte dhe banonte në Shqipëri, përfshirë dy bashkëpunëtorët e tij. Ata janë Redian Doda, Zabit Fisniku, Fabi Isaku, të cilët u arrestuan në vendin tonë me urdhër të SPAK.

Poshtu, Prokuroria e Posaçme, ka vendosur dhe sekuestro preventive për një llogari bankare 20 mijë euro në emër të Dodës dhe shtetasi J.H.

Në kuadër të këtij hetimi në Francë dhe në Shqipëri, u identifikuan 19 persona, shqiptarë e të huaj, të pëfshirë në trafikun e drogës, heroinë e kokainës.

Nga këta, në Francë u arrestuan 16 persona, shqiptarë e të huaj. Nga kontrolle të tjera në Shqipëri janë sekuestruar 15 makina, 34.270 Euro cash, 1000 Franga zvicerane, 180 mijë Lekë të reja, 9 celularë, 3 tableta, 1 kamera, dokumente e karta SIM.

Pas kontrolleve të ushtruara në territorin shqiptar, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

·         15 automjete,

·         34.270 euro cash,

·         1000 franga zviceriane,

·         180.000 lekë të reja,

·         9 aparate celularë,

·         3 tableta,

·         1 kamerë, dokumente dhe karta SIM.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë